INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpallen fituesit e çmimit Nobel në shkencat ekonomike

Shpallen fituesit e çmimit Nobel në shkencat ekonomike

Publikuar më: 15:17 10-10-2016

Britaniku Oliver Hart dhe finlandezi Bengt Holmstrom janë fituesit e Nobelit të sivjetshëm në Ekonomi. Çmimi prestigjioz erdhi si shpërblim ndaj punës së tyre mbi teorinë e kontratave. Juria mendon se përpjekjet e dyshes kanë hedhur një themel intelektual mbi politikat që duhen ndjekur në fusha si legjislacioni i falimentimit dhe kushtetutat politike. Njoftimin e bëri Akademia Mbretërore suedeze e Shkencave. Si Hart, ashtu dhe Holmstrom japin prej vitesh mësim në Shtetet e Bashkuara, i pari në Universitetin e Harvardit, ndërsa i dyti në atë të Institutit të Teknologjisë në Massachusets.

Oliver Hart, i lindur në Britani dhe Bengt Holmstrom nga Finlanda kanë fituar çmimin Nobel për Ekonominë. Ata vlerësohen për punën e madhe të zhvilluar në lidhje me teorinë e kontratave.
Anëtarët e jurisë deklaruan se puna e tyre përcakton një “parim intelektual” për politika të fushave të tilla, si legjislacioni i falimentimit dhe kushtetutave politike.

Ata do të marrin 744.652 paund. Ky çmim vjen pas ndarjes së vlerësimeve të tjera në fushën e mjekësisë, fizikës, kimisë dhe atë për Paqen, të cilat u dhanë gjatë javës së kaluar. Një nga fituesit. Oliver Hart është shprehur se pasi mori vesh lajmi veprimi i parë që ka bërë ishte përqafimi i bashkëshortes dhe djalit të tij. Ndërsa Bengt Holmstrom ka thënë se ndihet me shumë fat dhe shumë mirënjohës ndaj komitetit që shpërndan këto çmime, por një meritë ia njeh edhe familjes së tij dhe kolegëve.

Article Logic
Execution time: 0.0035572052001953