Vetëm 6 javë larg natës së madhë, gjithçka duket se ka nisur të marrë formë.
U shpallën gjatë ditës së djeshme nominimet zyrtare për çmimet Oscar 2016. Siç pritej nga publiku, filmi i Leo DiCaprio, “The Revenant” mori vëmendjen kryesore, me pritshmërinë e favoritit absolut të natës së madhe, së bashku me dy aktorët e saj kryesorë, DiCaprio dhe Tom Hardy të nominuar për dy çmime Oscar. Megjithatë nuk munguan as surprizat. Filmi “Straight Outta Compton” u la jashtë listës së filmave më të mirë duke tronditur audiencën, pasi u zgjodhën vetëm 8 kandidatura Oscar për filmat më të mirë nga 10 të mundshme. Por çfarë ia prish gjithë bukurinë natës prestigjoze është se kjo e fundit u konsiderua raciste nga shumë media, përfshirë TMZ, duke lënë edhe një herë tjetër filmat me ngjyrë jashtë listës së çmimeve më të mira. Surpriza e radhës ishte edhe përjashtimi i Johnny Depp nga lista e aktorëve më të mirë, e cila përveç DiCaprios sheh si fitues të mundshëm Matt Damon dhe Michael Fassbender. Në katëgorinë e aktoreve më të mira vëmendja përqëndrohet kryesisht tek fituesja e dy Oscar, Cate Blanchett dhe Jennifer Lawrence.