INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpallet epidemia e fruthit! Përhapet për pak ditë...

Shpallet epidemia e fruthit! Përhapet për pak ditë...

Publikuar më: 16:19 03-01-2019

Në rajonin e Shkupit shpallet epideminë e fruthit. Për fare pak ditë janë rregjistruar 12 raste të reja të infektuara nga kjo sëmundje. Të 12 personat e prekur nuk ishin të vaksinuar.

Pjesë e masave të paralajmëruara, janë vaksinimi i detyrueshëm i fëmijëve të pavaksinuar. Sipas autoriteteve të Maqedonisë, qytetarët janë neglizhent, duke mos u ndërgjegjësuar për vaksinimin e fëmijëve. 

Fruthi ёshtё sёmundje ngjitёse virale, qё klinikisht shoqërohet me temeraturё tё lartё, me shenja në lëkurë.
Fruthi zakonisht prek moshat fёminore, por mund tё paraqitet edhe tek tё rriturit e pavaksinuar. Fruthi pёrhapet pёrmes spërklave tё ajrit dhe para përdorimit tё vaksinës, sёmundja ёshtё paraqitur nё formë epidemike çdo 2-5 vite. Pas aplikimit tё vaksinёs, incidenca e kёsaj sёmundje ёshtё më e ulët. Nё vendet e pazhvilluara fruthi ёshtё njёri nga problemet kryesore shёndetёsore pёr moshat e fёmijёve, ku pёr shkak tё komplikacioneve nё sistemin nervor qendror dhe sistemin respirator, vdekshmëria arrin deri nё 20%.

 

Article Logic
Execution time: 0.003026008605957