Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscar” këtë vit ishte e veçantë, pasi për herë të parë pas 30 vitesh nuk kishte një prezantues. Të gjithë filmat e dominuar fituan të paktën një trofe, por një në veçanti duhej që të merrte vlerësimin më të lartë.
“Filmi më i mirë” u shpall “Green Book”, i cili mori gjithashtu edhe dy çmime: “Aktori më i mirë dytësor” dhe “Skenari origjinal”.
Ndërsa “Bohemian Rhapsody” ishte filmi më i vlerësuar, pasi arriti të merrte 4 çmime.
Lista e fituesve:
Filmi më i mirë – Green Book
Regjisori më i mirë – Roma, Alfonso Cuaró
Aktorja më e mirë – Olivia Colman, The Favourite
Aktori më i mirë – Rami Malek, Bohemian Rhapsody
Aktorja më e mirë dytësore – Regina King, If Beale Street Could Talk
Aktori më i mirë dytësor – Mahershala Ali, Green Book
Skenari më i mirë origjinal– Green Book
Skenari i adaptuar më i mirë – BlacKkKlansman
Filmi më i mirë i edituar – Bohemian Rhapsody
Kënga më e mirë origjinale – “Shallow”, A Star Is Born