Kreu i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Kandidaturën ai e ka zbuluar gjatë një interviste për emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit. ku Kokëdhima tha se sfidon Veliajn për kryetar të kryeqytetit.
“Kam vendosur që t’i kërkoj mbështetje Kongresit të partisë ZGJIDHJE që t’i shpall garë Erion Veliajt për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Është shumë e rëndësishme, për ta bërë bashkinë të hapur për qytetarët, pushtet të qytetarëve, pushtet njerëzor dhe efektiv”, ka thënë Kokëdhima.