Mbrëmjen e kaluar është mbajtur finalja e kompeticionit të rëndësishëm të bukurisë në SHBA, Miss New York USA, 2019.
Vajza që arriti të rrëmbejë kurorën ishte bukuroshja me origjinë shqiptare, Florinda Kajtazi.
Për hir të së vërtetës, bukuria e saj nuk ka të krahasuar! Duket tërësisht natyrale, me tipare të theksuara tërheqëse! Ëngjëllore!
Tashmë 27-vjeçarja nga Kosova që jeton në Yonkers, New York, do të përfaqësojë këtë të fundit në edicionin e 68-të të Miss USA, që duhet theksuar se është kompeticioni më i rëndësishëm i bukurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.