INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpalli kandidaturën për kryetar të PD-së, flet Eduard Selami

Shpalli kandidaturën për kryetar të PD-së, flet Eduard Selami

Publikuar më: 17:11 28-06-2017

Eduard Selami ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike. Në një konferencë për media nga selia e PD, Eduard Selami tha se do japë kontributin e tij që kjo garë të jetë model, por edhe të nxjerrë PD më të gjallë dhe më të fortë.

“Vinë periudha të vështira, por edhe të mbarsura. Ndaj vjen momenti për reformim të PD. Është për të ardhur keq, megjithëse forca e parë politike ku kam pasur nderin të jem një nga themeluesit, koha e la pas. Ndaj ka ardhur ka për reformim, unë do kontribuojë. Ajo çka është me rëndësi është që të shohim më parë gjerat që na bashkojnë sesa nga ato që na ndajnë. Unë jam i sigurt dhe kemi eksperiencën që kjo të jetë një garë model dhe ti ngjalli shpresën shqiptarëve që të tjerë një forcë politike që të ngrejë Shqipërinë drejt demokracisë”, tha Selami.

Ai gjithashtu u shpreh se mungesa e besimit dhe shpresës sollën këtë humbje, por megjithatë kreditet e asaj nuk duhet t’i jepen vetëm Bashës.

“Siç merr kreditet kur fiton, do pranosh dhe humbjen. Por do të jetë e padrejtë që Basha të marrë të gjithë kreditet e humbjes. Por tani duhet një mundësi që PD të sjellë lidershipin më të mirë. Dhe unë kam besim që me eksperiencën time brenda dhe jashtë vendit, jam gati të sjell frymë të re. Mungesa e besimit dhe shpresës na sollën këtu. Jam i bindur që do t’i kalojmë këto, dhe do të mund të jemi opozita më e fortë e qeverisjes më të keqe. Këto nuk janë kohë të lehta për ne. Besoj se do ishte garë më e drejtë nëse Basha do jepte dorëheqjen. Unë mendoj që vizionin për të qenë lider i PD e kam,” u shpreh Selami.

Article Logic
Execution time: 0.0052371025085449