Shpat Kasapi prej disa muajsh është përfolur se ka nisur një lidhje të re me një vajzë, identitetin e së cilës nuk e ka zbuluar.
Por ka ardhur momenti që këngëtari të dalë hapur. Ai mbrëmjen e kaluar ka publikuar në Instagramin e tij një foto krah një vajze marokene dhe krah saj shkruan: ‘Vajzat marokene krijojnë ylberet. Lamar, zëri dhe personaliteti yt më bëjnë të bukur’.
Por ai sigurisht nuk e priste që ndjekësit ta kritikonin për zgjehdjen që ka bërë. Sipas tyre ai duhej të zgjidhte një femër shqiptare dhe jo një të huaj. Për më tepër, flasin vetë komentet.