Me kalimin e viteve kur kthehemi pas me fotografitë apo videot e së kaluarës shpesh na ndodh të habitemi edhe vet me stilin e veshjes apo flokëve në ndonjë rast të caktuar dhe nuk do të donim që t’i shohë askush.
Një pamje të tillë nga e cila “turpërohet” e ka edhe Shpat Kasapi.
I ftuar në Nin mes tjerash ai u pyet nëse ka diçka që do të donte ta fshinte nga kujtesa.
Shpati tregoi se është një video e një paraqitjeje në një eveniment që do të donte ta zhdukte pasi i vjen turp nga veshja dhe stili flokëve që kishte aty.
Ne hulumtuan pak dhe gjetëm videon për të cilën foli Shpati.
Ju si mendoni duket keq apo jo?!