Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet gjatë orëve të natës për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për abuzimin me alkoolin nga drejtuesit e mjeteve.
Vetëm gjatë orëve të natës janë vënë në pranga dy drejtues mjetesh në kryeqytet për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Sipas policisë, pavarësisht sensibilizimit të vazhdueshëm, kontrolleve të shtuara përsëri ka drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Gjithashtu policia e kryeqytetit bën të ditur se janë pezulluar edhe 12 leje drejtimi për alkool në masën që varionte nga 0.28 mg/l deri 0.48 mg/l.
“Duajeni jetën/mbrojeni atë/stop alkoolit në timon/ec ngadalë mos shpejto”, apelon Policia e Shtetit.