Krahas Kuranit, gati të gjithë librat e historisë, të tefsirit dhe të hadithit, e pohojnë faktin se Muhammedi gjatë shpërnguljes së tij së bashku me shokun e tij Ebu Bekrin qëndruan në shpellën Eth-Theur.
Aty qëndruan për dy – tre ditë, derisa politeistët menduan se nuk i gjenin dot.
Sipas të dhënave historike, thuhet se në hyrje të shpellës, marimanga thurri rrjetën e saj, kurse pëllumbi me folenë e tij qëndronte i qetë aty.
Nga e gjithë historia e ngjitjes në shpellë, njerëzit pohojnë se kuptojnë një gjë: Njeriu duhet të përpiqet në maksimum, e kur të shohë se kanë përfunduar mundësitë e tij, atëherë ai i mbështetet dhe e lë fatin e tij në dorën e Zotit.
Kodra, në të cilën gjendet shpella, është pak kilometra larg qytetit të Mekes dhe lartësia mbidetare e saj është 1405 m.