INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpend i rrallë në Mesdhe, por në Nartë pelikani kaçurrel vritet [FOTO]

Shpend i rrallë në Mesdhe, por në Nartë pelikani kaçurrel vritet [FOTO]

Publikuar më: 10:58 27-11-2018

Gjuetia e paligjshme nuk kursen as shpendët e rralla në Lagunën e Nartës.

Një pelikan kaçurrel i cili duhet të jetë një specie e mbrojtur është gjetur sot nga peshkatarët e Nartës, i vrarë me armë gjahu.

Pelikani kaçurrel është një nga shpendët më të rrallë në të gjithë Mesdheun që preferon të rritet dhe të banojë në Lagunën e Karavastasë dhe atë të Nartës.

Ai është një nga speciet e mbrojtura në Shqipëri si një atraksion turistik i veçantë i rajonit të Myzeqesë.

Ky zog i madh, është më i madhi në llojet e pelikanëve si edhe një nga speciet e shpendëve më të mëdha që ekzistojnë sot.

3.PNG

2.PNG

1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040481090545654