Mbi 300 shpendë të egër po shkojnë drejt zhdukjes. Për këtë arsye Ministria e Mjedisit ka lëshuar sinjalet e alarmit duke iu kërkuar të gjitha institucioneve të varësisë të tregojnë kujdesje të veçantë për disa nga llojet më të rralla. Llojet më të rrezikuara janë disa lloje shqiponjash, si ajo Peshkngrënëse, Shqiponja e detit, ajo Gjarpërngrënëse dhe Shqiponja e Maleve.
Ndërsa dy lloje shqiponjash, Shqiponja Perandorake dhe Shqiponja Spanjolle Perandorake tashmë janë zhdukur përfundimisht.
Pjesë të listës janë dhe shpendët si Shkabat, Dallëndyshet, Thëllëzat e Pëllumbat. Nga llojet e Shkabave, rezulton të jetë zhdukur ai i Shkabës së Zezë.
Të rrezikuara rezultojnë dhe Pelikani Kaçurel e Pelikani Rosë.