INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shpenzimet ushtarake, Shqipëria e fundit në listën e NATO-s [Video]

Publikuar më: 19:00 08-02-2017

Shqipëria vendi i fundit në listën e NATO-s që tregon se sa shpenzon çdo shtet për ushtrinë e tij. Por edhe pse shifrat që shpenzon vendi ynë janë qesharake, ne ngrihemi ne renditje kur ajo vjen në bazë të përqindjes. Kjo sepse edhe ato pak miliona që ne shpenzojnë, në raport me prodhimin tonë të brendshëm bruto zenë një perqindje të lartë. Sipas statistikave të publikuara nga Indipendent, Shqipëria renditet në vendin e 15 në listën e 28 vendeve anëtare të NATO-s përsa i përket shpenzimeve ushtarake si përqindje, me 1.21 për qind të GDP për vitin 2016. Të dhënat janë marrë nga NATO ndërsa me to janë ndërtuar grafika duke vizualizuar shpenzimet për secilin vend anëtarë të saj. Një vend më poshtë renditet një superfuqi si Gjermania përsa i përket shpenzimeve ushtarake si përqindje, 1.19 për qind të GDP. Por ajo që mund të shihet qartë është se shpenzimet reale tregojnë të kundërtën. Nëse bëjmë një krahasim midis dy vendeve, Shqipëria renditet vendi i fundit në listë me vetëm 14.4 milion dollarë të shpenzuar për ushtrinë në vitin 2016. Ndërsa gafikët për shpenzimet reale të bëra për ushtrinë tregojnë se Gjermania renditet e katërta në listë, pas SHBA-ve, Anglisë dhe Francës. Ajo ka harxhuar plotë 4.07 bilion dollarë për forcat e saj ushtarake. Vendin e parë e zenë Shtetet e Bashkuara, si në përqindje edhe në vlerë reale. Ndërsa nëse krahasojmë vendet fqinje me Shqipërinë, si psh Greqia vërehet se ky vend në krizë ekonomike, vitin e kaluar ka shpenzuar 455 milionë dollar për ushtrinë, më shumë se 2.38 për qind të PPB. Ndërsa Italia, renditet mes superfuqive. Ushtria italiane për 365 ditët e 2016-ës ka kushtuar 2 miliard e 19 milionë dollarë.

Article Logic
Execution time: 0.0042488574981689