IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS

Shpenzoi mbi 200 mijë euro në operacione plastike: Ja si duket...

Publikuar më: 11:55 29-02-2016

Në Yorkshire të Anglisë, një grua ka kryer shumë ndërhyrje kirurgjike, që t’i përngjajë karikaturës së saj që ia kishte bërë një artist në Karaibe.

Krystina Butel e admiron aq shumë karikaturën e saj, sa që ka vendosur të bëj gjithçka, vetëm që të ketë fytyrën dhe linjat trupore të ngjashme me vizatimin.

Stilistja e flokëve, që është 31-vjeçare, ka shpenzuar mbi 200 mijë euro, brenda pesë vitesh, që të zmadhojë buzët, mollëzat gjoksin dhe të pasmet.

Butel ka bërë edhe intervenime tjera, për të rrafshuar barkun dhe ngushtuar belin. Ajo kalon orë të tëra para pasqyrës, duke bërë grimin dhe flokët.

“Kjo karikaturë është ikona ime dhe unë dua të dukem njëjtë sikur ajo. Shihet që unë nuk jam komplet e njëjtë me të, por do të vazhdoj të bëj përpjekje dhe operime plastike, që të përngjaj me të”, ka thënë Butel, për krahasimin me karikaturën.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0030310153961182