INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpenzoni shumë? Ja disa këshilla si të kurseni paratë kur shkoni në supermarket

Shpenzoni shumë? Ja disa këshilla si të kurseni paratë kur shkoni në supermarket

Publikuar më: 20:39 31-10-2016

Na ka ndodhur shpesh që kur kemi bërë pazar dhe në fund kemi parë faturën, për një moment jemi shtangur, por në fakt jemi ne që kemi faj. Ndoshta sepse nuk blejmë gjërat që vërtet na duhen, por edhe ngaqë blejmë gjëra jashtë listës. Ja disa këshilla se si t’i kursejmë paratë kur shkojmë në supermarket

1. Bëni një listë javore të nevojave që keni         
Bisedoni me familjarët tuaj dhe bëni listën e nevojave / blerjeve për një apo dy javë, pastaj shikoni recetat e ushqimeve që do të zieni / gatuani.

2. Blini ushqime në pako familjare           
Pakot e mëdha kushtojnë më lirë, blini pako familjare dhe në sasi më të madhe, pastaj i ndani ato në shtëpi dhe i ngrini nëse është e nevojshme.

3. Blini dy herë në muaj
Shkoni të blini 2 deri 3 herë në muaj. Nëse shkoni shpesh në supermarket, kjo do t’iu bëhet shprehi, dhe sigurisht se sa herë që shkoni në supermarket nuk do të dilni pa blerë diçka, edhe nëse nuk ju duhet shumë.

4. Bëni listë        
Para se të shkoni për blerje bëjeni listën e gjërave që doni ti bleni. Kontrolloni në dollap, frigorifer dhe shënoni zarzavatet që ju duhen. Njësoj veproni edhe lidhur me mjetet higjienike. Natyrisht përmbajuni listës në mënyrë të disiplinuar, dhe mos bleni jashtë saj.

5. Mos shkoni të uritur në blerje              
Statistikat tregojnë se nëse shkoni të bleni të uritur do të shpenzoni dy herë më shumë, se sa zakonisht.

6. Mblidhni kupona        
Nëse frekuentoni një supermarket ku çdo blerje e juaja shënohet në pikë nga ju mund të merrni produkte shtesë, mblidhini mirë. Nëse kjo iu duket diçka që nuk nuk shpaguhet në pamje të pare, hulumtimet kanë treguar të kundërtën.

7. Kujdes me produktet që janë në skonto           
Shikoni zbritjet për produktet që ka supermarketi dhe ato që i keni në listë. Blini vetëm ato që keni listuar. Mos u tundoni nga ofertat e ndryshme. Kini parasysh se disa prodhime që janë në zbritje janë të kualitetit shumë më të dobët nga ato që janë më shtrenjtë.

Article Logic
Execution time: 0.0036959648132324