INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërbërja e BE-së? Mogherini: Britaninë do e zëvendësojmë me Ballkanin Perëndimor

Shpërbërja e BE-së? Mogherini: Britaninë do e zëvendësojmë me Ballkanin Perëndimor

Publikuar më: 17:31 11-05-2017

Me daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, Brukseli do të fokusohet më shumë në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.” Kjo deklaratë erdhi nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikat e Jashtëme, Federica Mogherini, e cila tha se nuk preferon ta quajë këtë proces "zgjerim të bllokut", por ribashkim të Europës. Sipas Mogherinit, ky i integrim i vëndeve të Ballkanit Përëndimor duhet të vijë duke  ndihmuar edhe në kurimin e plagëve të këtyre vendeve.

Më tej  Federica Mogherini, ka deklaruar se dalja e Britanisë nga Unioni Europian nuk do ta dobësojë bllokun, por përkundrazi, Brukseli do të vijojë me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Këto deklarata Mogerini i ka bërë një interviistë për gazetën italiane ‘La Stampa’, ku shefja e diplomacisë europiane nënvizoi se këto vende e kanë shprehur aspiratën e tyre për antarësim në Bashkimin Europian dhe se procesi do të vazhdojë më tej.

“Jam e sigurt se e ardhmja e unionit nuk do të ndalet në shifrën e 27 anëtarëve, pasi ne do të kemi anëtarësime të reja. Kur them këtë, marr për bazë procesin e anëtarësimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Shumë persona e kanë cilësuar këtë proces si ‘zgjerim’, por unë preferoj që ta quaj ‘ribashkim i Europës’, u shpreh Mogherini.

Më tej Mogherini, tha se zgjedhjet në Francë treguan se projekti i Bashkimi Europian do të vijojë edhe në të ardhmen.

Article Logic
Execution time: 0.0020380020141602