INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërblimet e fundvitit mund ti tërhiqni që nesër në zyrat e Postës Shqiptare

Shpërblimet e fundvitit mund ti tërhiqni që nesër në zyrat e Postës Shqiptare

Publikuar më: 14:00 14-12-2017

Instituti i sigurimeve shoqërore ka firmosur ditën e sotme marrëveshjen me Postën shqiptarë për të marrë përsipër për shpërndarjen e shpërblimeve të festave të fundviti për të gjithë pensionistët.
Shpërndarja e shpërblimeve do bëhen nga qendrat pagese dhe për të shmangur problemet Posta ka krijuar një grafik sipas kategorive të pensioneve.
Derdhja e parave do fillojë në të gjithë vendin duke nisur nga nesër.
Nga shpërblimet e festave të fundvitit do përfitojnë rrethe 648 916 pensionistë nga
i gjithë vendi.

GRAFIKU I PAGESAVE

• Më datë 15 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 1 dhjetor 2017.

• Në datën 18 dhjetor do te tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 4 dhjetor.

• Në datën 19 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 5 dhjetor.

• Në datën 20 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 6 dhjetor.

• Në datën 21 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 7 dhjetor.

• Në datën 22 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 8 dhjetor.

• Në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët qe tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 11 dhjetor.

• Në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në ketë datë dhe ata që e kane tërhequr pensionin në datën 12 dhjetor.

• Në datën 27 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 13 dhjetor.

• Në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 14 dhjetor.

• Në datën 29 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe raste te tjera që nuk janë paguar sipas grafikut në ditët më përpara.

• Për pensionistët që e tërheqin pensionin në zyrat postare në fshatra, shpërblimi do të paguhet sipas datave të pagesës së pensioneve, duke filluar nga data 20 dhjetor e në vazhdim.

Article Logic
Execution time: 0.0044369697570801