Rreth 80 mijë familje që marrin ndihmë ekonomike do të marrin shpërblimin e fundvitit.
Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Financave por nuk është përcaktuar masa e shpërblimit.
Ministria bën me dije se mbi 32 mijë familje që janë pjesë e ndihmës ekonomike do të marrin deri në fund të vitit një pagesë mujore 2-3-fish më të lartë.
Vitin e kaluar familjet që marrin ndihmë ekonomike përfituan shpërblim 2500-3000 lekë. Skema e shpërblimeve këtë vit pritet te shtrihet edhe ne kategorinë e pensionistëve .
Për vitin 2018 janë parashikuar të përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike 79,891 familje. Gjithashtu parashikohet të trajtohen me pagesa të aftësisë së kufizuar 164,410 persona (persona me aftësi të kufizuar, kujdestarë të PAK dhe invalidët e punës).