Mbi 60 telefonata kanë mbërritur deri këtë të shtunë në Policinë e Shtetit për vendndodhjen e Klement Çalës, Talo Çelës dhe Eldi Çalës. Të paktën kështu raporton Report tv.
Të tre kërkohen nga Policia e Shtetit si të dyshuar për grabitjen e 4.6 milion eurove në Rinas më 9 prill 2019 në bashkëpunim me Admir Murataj.
Policia ka vendosur 10 mijë euro shpërblim, si dhe po verifikon të dhënat në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Ndërsa nga të dhënat rezulton se tre të kërkuarit ndodhen brenda territorit shqiptar dhe disa prej telefonuesve kanë dhënë informacione që mund të çojnë uniformat blu drejt kapjes së tyre.