INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërdoroi detyrën, përjashtohet nga policia shefi i komisariatit të Laçit

Shpërdoroi detyrën, përjashtohet nga policia shefi i komisariatit të Laçit

Publikuar më: 12:25 02-04-2017

Shefi i komisariatit të Laçit Feliks Hysa është përjashtuar nga radhët e policisë së shtetit për shkak të shpërdorimit të detyrës, pasi nuk raportoi kultivimin e disa parcelave me kanabis sativa.

Mësohet se do të ketë shkarkime dhe pezullime të tjera në Polici për shkak shqetësimit të kultivimit të kanabisit në të gjithë vendin.

Kujtojmë se ka patur akuza të shumta për implikim të punonjësve të policisë në kultivimin e drogës, disa prej të cilëve janë arrestuar.

Shkarkimet dhe pezullimet në radhët e drejtuesve të policisë janë urdhër i ministrit të ri të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Article Logic
Execution time: 0.0035309791564941