INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHPËRDORUAN detyrën, ja çfarë vendimi  merr Gjykata për 6 policët në Durrës

SHPËRDORUAN detyrën, ja çfarë vendimi merr Gjykata për 6 policët në Durrës

Publikuar më: 14:12 05-03-2019

Gjykata jep masat e sigurisë për 6 punonjësit e Policisë së Durrësit të arrestuar për korrupsion pasiv e shpërdorim detyre.

Është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’ për Durim Zekën, Arjan Gyzelin, Dorina Doganajn, Gëzim Çaçën dhe Juliana Kurrajn.

Gjithashtu Gjykata ka vendosur masën 'arrest shtëpie’ për Greta Batushën.

6 policët u vunë në pranga gjatë operacionit ‘KONTROLLORI’, pasi rezultonin se në këmbim të vlerave të ndryshme monetare, bënin të mundur kalimin e paligjshëm të personave me probleme, apo kategorisë së shtetasve  që nuk u lejohet udhëtimi drejt zonës ‘Shengen’.

Gjatë kontrollit të ushtruar në kushtet e flagrancës, punonjësve të policisë iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi vlerash monetare në lek dhe euro, në vlerën 2.175  euro, që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundraligjshme dhe korruptive gjatë ushtrimit të detyrës.

Article Logic
Execution time: 0.0031960010528564