INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërdoruan detyrën, Prokuroria kërkon arrestimin e 3 inspektorëve, reagon ISHTI

Shpërdoruan detyrën, Prokuroria kërkon arrestimin e 3 inspektorëve, reagon ISHTI

Publikuar më: 13:36 06-04-2016

Kanë përfituar në mënyrë të paligjshme shuma që variojnë nga 20.000 deri në 50.000 lekë, prokuroria kërkon arrestimin e 3 inspektorëve të Inspektoratit Qendror Teknik. Mësohet se Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar ndalimin e tre inspektorëve të Inspektoratit Qendror Teknik (IQT), të dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv” dhe “Shpërdorimit të detyrës”. Ndërkohë urdhërat e ndalimit janë zbatuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit gjatë ditës së sotme për shtetasit:

  • Sandër  Prenga
  • Dorjan Flamuraj
  • Alton Kasembi

Për shkak të kompetencave që punonjësit e kësaj drejtorie kanë, të cilët e shtrijnë veprimtarinë e tyre në të gjitha subjektet që tregetojnë  hidrokarbure të ndryshme, gjatë kontrollit që ata ushtrojnë, kostatojnë parregullesi në dokumentacion e subjekteve dhe në cilësinë e hidrokarbureve dhe këto kostatime ata nuk i paraqitin në aktet e kontrollit në këmbim të parave.

Ndërkohë nëpërmjet një njoftimi të shpërdarë për mediat Inspektoriati shtetëror teknik dhe industrial  sqaron situatën  për arrestimet e 3 punonjësve të këtij institucioni.

“ISHTI bën me dije se këto shkelje të inspektorëve janë kryer gjatë muajve nëntor dhjetor 2015. Inspektoriati mbështet ndëshkimin e cdo shkelësi të ligjit dhe dërgimin e tyre para drejtësisë. ISHTI i vendosur për vijimin e punës në respekt të ligjit”. 

Article Logic
Execution time: 0.0035710334777832