Goditet një grup, i cili shpërndante droga të forta në qytetin e Lushnjës. Gjatë operacionit të koduar “Louse”, në pranga ranë 3 persona. Policia sekuestroi 30 doza lëndë narkotike Heroinë, një sasi me lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe 1 pistoletë me 8 fishekë. Në flagrancë u arrestuan tre shtetasit; Ervis Çoku, 34 vjeç, Erjon Çoku, 39 vjeç dhe Ervin Kiptiu, 38 vjeç, të gjithë banues në Lushnjë. Për të tre shtetasit e arrestuar, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal. Po vijohet me veprimet e mëtejshme hetimore me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë.