Policia e Tiranës ka bërë të mundur finalizimin e operacionit të koduar “Vjeshta”, në kuadër të të cilit janë arrestuar 6 persona si dhe u sekuestruan 22 doza heroinë. Ata ishin pjesë e një rrjeti që merrej me shpërndarjen e heroinës, aktivitet të cilin e ushtronin në disa zona të kryeqytetit si Pallati me Shigjeta, Tirana e Re, në Qendër, Laprakë dhe të Shkolla e Bashkuar. Në kuadër të operacionit janë sekuestruar edhe 10 telefonë celularë të përdorur nga shpërndarësit, si dhe një mjet motorik.
Të arrestuarit
Dardan Koçi, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vepren penale, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Julian Xhaferaj, 25 vjeç, banues në Tiranë.
Aldo Sulejmani, 36 vjeç, banues në Tiranë.
Gerti Hoxha, 43 vjeç, banues në Tiranë.
Flamur Haxhiaj, 40 vjeç, banues në Tiranë.
Benard Kurtaj, 38 vjeç, banues në Tiranë.
U sekuestrua
– 22 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojt Heroinë.
– 10 telefona celular.
– 1 Motorçikletë.