Një 27-vjeçar është arrestuar në Lushnje për zotërim kokaine.
Policia ka sekuestruar 22 doza kokainë dhe ka vënë në pranga Marsel Korreshin, banues në lagjen "Kadri Qystri" të Lushnjes.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u mësua se në lagjen "Çlirimi" shpërndahej lëndë narkotike. Në këtë lagje, nga kontrolli personal që iu bë shtetasit Marsel Korreshi, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 22 doza kokainë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.