Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në disa zona të kryeqytetit Selitë, Kombinat, Astir dhe Yzberisht.
Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë 35-vjeçari me inicialet M.H i cili është me precedent në fushën e narkotikëve.
Gjatë operacionit të koduar “Fundjava” janë sekuestruar 25 doza heroinë, 2 aparatë celularë dhe një biçikletë.
“Ky shtetas është konstatuar duke qarkulluar me biçikletë në rrethrotullimin e bulevardit të “Kasharit” dhe është ndaluar për kontroll nga shërbimet e policisë.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar i janë gjetur 5 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë.Në vijim shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll dhe në banesën e këtij shtetasi, ku kanë gjetur dhe 20 doza të tjera me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroine” thuhet në njoftimin e policisë.