Një person është arrestuar dhe ka proceduar dy të tjerë pasi u kapën duke shpërndarë drogë në ambientet e shkollave në Tiranë. Po ashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 32 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa. Në pranga u vu Leonard Doka 22 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa u proceduan në gjendje të lira M.B 21 vjeç dhe A. B 24 vjeç. Këta person shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme.
"Për shtetasin Leonard Doka, disponohej informacion se shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit (‘’Ali Dem”, “Kushtrim i Lirisë” dhe “1 Maji”), dhe në momentin që ky shtetas është konstatuar së bashku me shtetasin M. B, nga shërbimet e Policisë iu është ushtruar kontroll fizik, ku shtetasit Leonard Doka i janë gjetur 30 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa"
Gjithashtu në ambientin përreth shkollës “Qemal Stafa”, gjatë kontrollit të ushtruar shtetasit A. B, 24 vjeç iu gjetën dhe skuestruan 2 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, ky shtetas u procedua në gjëndje të lirë për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotke”, sqaron policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.