INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërndante kokainë me biçikletë, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë

Shpërndante kokainë me biçikletë, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë

Publikuar më: 18:35 24-08-2017

Ditën e sotme janë sekuestruar nga policia ne Tiranës 25 doza kokainë në kuadër të finalizimit të operacionit "Seller" si dhe është arrestuar në flagrancë Kataldo Mulaj 25 vjeç.

Më datë 24.08.2017, Spcialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja", kanë finalizuar operacionin "Seller", ku është arrestuar në flagrancë shtetasi Kataldo Mulaj, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është kapur në Rrugën “Artan Lenja”, ku gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojt Kokainë, në momentin e ndalimit nga shërbimet e Policisë ky shtetas ka qënë duke udhëtuar me biçiklet.

 Për këtë shtetas nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, disponoheshin informacione se kryente aktivitetin e jashtëligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike, duke marrë porosi me telefon dhe dorëzimin e bëntë duke udhëtuar me biçiklet, me qëllimin e shmangjes së kontrolleve.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi i janë gjetur dhe sekuestruar dhe 23 doza të tjera me lëndë të dyashuar narkotike e llojt Kokainë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: - 25 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojt Kokainë, me peshë totale, 13 gramë - 2 aparate telefonik - Vlera monetare prej 128 900 Lekë të rinjë dhe 200 Euro (të cilat dyshohet të jenë burim fitimi nga shitja e lëndës narkotike) - 1 biçiklet Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë prane Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, parashikuara nga Neni 283/1 i Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0037660598754883