Gjatë vizitës së tij tre ditore në Britaninë e Madhe, presidenti Donald Trump është pritur me protesta të shumta. Me mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër tij. E në mënyrë simbolike kanë hedhur në ajër kukulla ku pasqyrohej Trump.
Jo vetëm kaq fotot ishin qesharake, si dhe në slogane lexohej gënjeshtar. Qendra e Londrës u shndërrua një teatër për të protestuar kundër Donald Trump dhe politikave të e tij.
Trump së bashku me bashkëshorten Melania u pritën nga familja mbretërore ndërsa do të takohen edhe me kryeministren në ikje May.
Por Trump nuk i ndali kritikat e tij nga kryebashkiakut të Londrës Khan sipas të cilit është një humbës. Por edhe Khan i ka kthyer përgjigje duke e cilësuar si fytyra e ultra të djathtës botërore.