Një nismë në Brazil e nisur me idenë e bamirësisë ka bërë që fëmijë jetim të moshës 4 deri ne 17 vjeç të dalin në pasarelë për t’iu prezantuar familjeve që duan t’i adoptojnë.
Kjo ngjarje ka bërë që në rrjet të shpërthejnë polemikat.
Organizatorët e pasarelës janë akuzuar se i kanë trajtuar fëmijët si “plaçkë tregu”. Të miturit janë krahasuar me shfaqjen e qenve, ose skllevërve. Disa të tjerë thonë se ata kanë dalë në ankand dhe i gjithë eventit është fyes për këta vogëlushë.
Kandidati për president, Guillermo Boulos e përshkroi ngjarjen si “perverse” dhe me “efekt shkatërrues”.
“Një paradë që duket si një panair i vjetër i tregtisë së skllevërve, ku zotërinjtë i shihnin dhëmbët e afrikanëve dhe kontrollin shëndetin për të negociuar çmimin”, tha avokati Eduardo Mahlon.
Ish-deputetja Manuela d’Avila dënoi ekspozimin e fëmijëve në pasarelë:- “Ata janë plot ëndrra dhe dëshira, duke kërkuar miratimin për adoptim pas paradës”.