INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Shpërthejnë” lotot ilegale në Tiranë, procedohen 6 persona

“Shpërthejnë” lotot ilegale në Tiranë, procedohen 6 persona

Publikuar më: 10:37 30-01-2019

Lojërat e fatit janë të ndaluara me ligj që prej datës 1 janar dhe ushtrimi i një aktiviteti të tillë do të ndiqet nga policia njëjtë si të ishte një “parcelë hashashi” sipas ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, por duket se apeli i qeverisë ka rënë në vesh të shurdhët.

Bastet kanë “shpërthyer” në të gjithë vendin nëpërmjet pikave ilegale, teksa 6 qendra ku zhvillohej aktiviteti janë zbuluar nga policia në Tiranë. Policia ka proceduar penalisht 6 organizatorët e tyre.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 6, proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

– I. M., 41 vjeç dhe S. Ç., 65 vjeç, pasi në rrugën “Foto Xhavella”, në një lokal, ushtronin aktivitet të basteve sportive. Në cilësinë e provës materiale u bllokua një laptop.

– B. N., 36 vjeç dhe M. M., 25 vjeç, pasi rrugën “Foto Xhavella” në një lokal ushtronin aktivitet të basteve sportive. Në cilësinë e provës materiale u bllokua një laptop.

– L. Q., 38 vjeç dhe H. M., 57 vjeç, pasi në rrugën “Sokrat Miho”, në një lokal ushtronin aktivitet të basteve sportive. Në cilësinë e provës materiale u bllokua një laptop.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. 

Article Logic
Execution time: 0.0034751892089844