Real Madrid ka zbritur me këmbë në tokë, duke pësuar humbjen e dytë radhazi brenda një jave, pas një ecurie të mëparshme me 40 ndeshje pa humbje në të gjitha veprimtaritë. Këtë herë disfata erdhi me rezultatin 2-1, në “Santiago Bernabeu” nga Celta Vigo.
Tifozët janë të mërzitur për humbjen e dytë me radhë të Real Madridit, të cilët po kërkojnë fajtorin dhe, sipas tyre, është katër herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo. Njëri prej tifozëve, për shkak të paraqitjes jo të mirë të Ronaldos ndaj Celta Vigos, për të përditshmes AS tha: “Nëse vjen ndonjë ofertë nga Kina, le të shkojë”.