INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthen deputeti i PS kundër Vokshit: 'Boll, komuniste'. PD kundër Kumbaros

Shpërthen deputeti i PS kundër Vokshit: 'Boll, komuniste'. PD kundër Kumbaros

Publikuar më: 10:13 28-03-2018

Prej më shumë se 2 orësh në komisionin e Medias opozita është përplasur ashpër me Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro. Temë e debatit është çështja e ndërtimit të Teatrit Kombëtar, ndërsa opozita nuk ka kursyer as akuzat personale ndaj ministres Kumbaro, kjo e fundit po jep sqarime lidhur me ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Ndërsa deputeti demokrat Luçiano Boçi, e cilësoi atë si mashën e Edi Ramës. Përplasja ndodhi mes deputetëve të opozitës dhe ministres Kumbaro pasi u bë shkak kur kjo e fundit deklaroi se do të qëndrojë deri në orën 10:00 sepse ishte thirrur në një komision tjetër.
Luciano Boçi.
“Jeni bërë masha e Edi Ramës se ligji thotë që jeni ju ajo që propozoni qendrën historike apo kullat që do ndërtohen te Teatri. Pse nuk e ndërprisni ligjin sipas Trashëgimisë Kulturore. E dini se çfarë po i bëni Tiranës ju. Nuk ka limit kohor do vini ju një orë dhe të thoni çfarë të doni dhe ne të grindemi me njëri-tjetrin këtu”.
Përplasje e ashpër është zhvilluar dhe mes ministres Kumbaro dhe kryetares së komisionit Albana Vokshi, çka ka sjellë reagimin e ashpër të deputetit socialist Ismet Beqiraj.
Albana Vokshi:
A po prishet teatri apo jo?
Mirela Kumbaro:
Ju bëni pyetjen unë jap përgjigje, më lyrni t’ju përgjigjem.
Albana Vokshi:
“Unë këtu mbledhjen e drejtoj unë”.
Ismet Beqiraj:
“Ça është kjo diktaturë, boll më. Po na fyen të gjithëve ne, median dhe të gjithë. Boll të lutem. Jeni bërë më keq se në kohën e komunizmit”.
Albana Vokshi:
Jeni bërë qesharak dhe absurd, mos e merr mikrofonin
Ismet Beqiraj:
“Mjerë populli po të vijë Albana në pushtet, ma hoqe trurin, ka një orë që na tërboi”.
Albana Vokshi:
“Po ky është turp”.
Mirela Kumbaro:
“Teatër të ri kombëtar, kemi një koncept. Stafet e bashkisë dhe të ministrisë po studiojnë këtë kërkesë. Është në proces e sipër”.
Albana Vokshi:
“Mos ta besoj kryeministri. A do të shembet Teatri”?
Mirela Kumbaro:
“Sot kemi gjithë vullnetin për të ndërtuar një teatër të ri”.

Article Logic
Execution time: 0.0040619373321533