INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthen Agron Shehaj: “Rama të vihet përballë drejtësisë, më ka kërcënuar”

Shpërthen Agron Shehaj: “Rama të vihet përballë drejtësisë, më ka kërcënuar”

Publikuar më: 11:09 08-01-2018

Edhe pse i është bashkuar Partisë Demokratike në këto zgjedhje, deputeti Agron Shehaj është një personazh i cili ka tërhequr gjithnjë vëmendje. Debatet e ashpra në komisione me Erion Braçen por dhe akuzat e forta ën drejtim të kryeministrit Edi Rama, kanë bërë që sa herë që Agron Shehaj të prononcohet publikisht të marrë vëmendje maksimale në media. Në intervistën e fundit për shtypin e shkruar, Shehaj është shumë i ashpër ndaj Kryeministrit Edi Rama, për të cilin kërkon që të vihet përballë drejtësisë si personi përgjegjës për kriminalizimin e institucioneve publike nën qeverisjes e tij. por për herë të parë një deputet thotë se ndihet i kërcënuar nga ky pushtet, ndërsa zgjidhja për vendin janë protestat dhe rrëzimi i kësaj qeverie.
Agron Shehaj:
“Unë mendoj që duhet të kërkojmë hetimin e kryeministrit. Në rastin më të mirë, ai ka qenë i informuar nga shërbimi sekret i huaj dhe i brendshëm mbi çfarë bënin ministrat dhe shefat e policisë. Në rastin më të keq ai ka qenë personalisht i përfshirë. E di që tingëllon e pamundur, por kush e imagjinonte që ministri i Brendshëm të ishte realisht i përfshirë në trafikun e drogës para se të dilnin përgjimet? Kështu si po shkojnë punët, do jetë pothuajse e pamundur që të dënohet Tahiri dhe nëse dënohet ai s’ka për të qenë i vetmi, por do dënohet të paktën edhe Rama me kupolën e partisë socialiste”.
Ju personalisht ndiheni i kërcënuar?
Agron Shehaj:
“Absolutisht po. Asgjë nuk e ndalon Ramën të kërkojë të më mbylli gojën duke më akuzuar për evazion fiskal për shembull, apo ndonjë akuzë tjetër që mund të gatuajë. I ka të gjitha nën kontroll nga inspektorët, te shumica parlamentare për të më hequr imunitetin, te kryeprokurorja për të më hetuar dhe gjykatësit për të më dënuar. Prandaj ndarja e pushteteve është elementi themelor i demokracive liberale”.

Article Logic
Execution time: 0.0039219856262207