INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthen Anxhelina Hadërgjonaj  kundër gazetarit, e quan

Shpërthen Anxhelina Hadërgjonaj kundër gazetarit, e quan "injorant” [FOTO]

Publikuar më: 17:18 21-12-2016

Ditën e sotme nëpër portale të ndryshme qarkullonte një lajm i cili në qendër kishte  fytyrën e Anxhelina Hadërgjonajt pa make up.

Madje duke u cilësuar si e frikshme. Kaq ka mjaftuar që vetë Anxhelina të shpërthejë në fyerje ndaj gazetarit në fjalë nëpërmjet këtij statusi ku thotë:

 “Si fillim do kisha shumë deshirë të dija kush është "zotëria" ose "zonja" që e ka qendisur artikullin.

Së dyti përgëzoj mediat e tjera që e kanë marrë lajmin gati dhe kanë ndryshuar titullin duke paralajmëruar lexuesit për pamjet makabër, Bravo, na kënaqët! Nuk jam prononcuar asnjëherë për idiotlliqet që shkruhen përdit në lidhje me mua sepse nuk më ndikojn as për mirë dhe as për keq.

Por kur shkruhet "kujdes se do friksoheni" është shqetësuese, jo sepse më intereson opinioni i injorantit ose injorantes që ka shkruar artikullin, por kjo qështje kalon ne bullying.

Ka shumë të rinj dhe të reja që kanë probleme me acne dhe ndonjëherë mund të jetë shkaku i pasigurisë më të madhe që kanë në vetvete. Pastaj kemi tipat si gazetari në fjalë që i bëjnë të ndihen më të pasigurt në vete me shprehjet që përdor kur i referohet dikujt me lëkurë problematike, dhe rasti konkret jam unë. KUJDES duhet të kemi nga injorantët si puna juaj, kushdo qofsh gazetar i nderuar, se puçrat unë sot i kam, neser s'i kam, po vaj medet mëndjes s'ke ç'i bën.

Dhe diçka te fundit! Nuk është trëmbur ndonjeri deri më sot, edhe më beso dal përdit pa makeup”.

Këngëtarja sqaroi kështu  çdo paqartësi që lidhej deri  tani me fytyrën e saj, për të cilën nuk është aspak problem.

 

gfjnfhj.png

Article Logic
Execution time: 0.0020689964294434