Deklaratë e fortë e Bebes, shumë fansa e kryqëzojnë për këtë gjë, por ajo ka nje reagim pas kësaj…
Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha sapo i ka shpallur “luftë” këngëtares Rihanna. Shkak i kësaj “lufte të ftohte” është sërish kënga “Monster”. Duket se ky projekt i sjellë në bashkëpunim mes Rihanës dhe Eminem, ishte projektuar fillimisht për Beben e cila është dhe tekstshkruajtësja, por produksioni vendosi në fund që të mos ia jepte bukuroshes shqiptare. Por dicka e padrejtë i ndodhi Bebes, Rihanna përdori zërin dhe notat e larta të këngëtares shqiptare dhe kështu Riri mashtroi të gjithë botën duke i bërë të kujtonin se notat e larta të ishin të sajat. Bebes në një intervistë i është bërë kjo pyetje:
“Kur Rihanna e preu këngën dhe zëri jot ishte akoma pjesë, dhe ndërkohë ti dëgjoje zërin tënd në radio si ishte?”
Dhe përgjigjia e Bebes ishtë “Mami më telefonoi dhe me tha “Wow dëgjo ato notat e larta janë të tuat, dhe më pas të gjithë më thonin “Wow zëri jot është shumë i ngjashëm me atë të Rihannes” por nuk me intereson dhe isha shumë e mërzitur atëherë.
Kjo gjë sigurisht nuk i ka pëlqyer aspak Bebes, e cila nuk ka nguruar ta thotë hapur, duke pasur një hatërmbetje mes këngëtareve, shkruan intv.al. Kjo hatërmbetje ka nisur rreth dy vjet më parë, por edhe sot nuk është shuar. Dhe në një video gjatë një koncerti, duket se Bebe Rexha ka akuzuar sërish Rihannën se nuk di të këndojë, e ndërsa është duartrokitur dhe nga fansat e saj, të pranishëm në koncert.
“Ato notat e larta “oooh ohhh” i kam bërë unë, se Rihanna nuk mund t’i këndojë ato nota. Ajo nuk di të këndojë”.
Por më pas shumë fansa e kryqëzuan, pasi ajo bëri këtë gjë por fansi që ka postuar videon ka shpërndarë vetëm këtë pjesë dhe jo atë ku Bebe e quan mbretëreshë dhe se ajo e do atë por ka thenë një të vërtetë që shumë nuk duan ta pranojnë. Më poshtë do mund të shikoni videon nga fansi dhe intervistën e Bebes./intv.al/