Pas një shpërthimi të një bombole gazi në burgun e Shënkollit, Lezhë, një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Zjarri ka rënë në një prej godinave të paraburgimit, në dhomën e gatimit. Menjëherë pas rënies së zjarrit të burgosurit janë nxjerrë në ambientet e jashtme të burgut, ndërsa forcat policore Lezhë dhe në bashkëpunim me FNSH kanë marrë në ruajtje perimetrin e jashtëm të Burgut të Shënkollit. Forcat të shumta policie dhe zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pas gati një orë pune kanë mundur shuarjen e flakëve.
Po kryhen veprimet hetimore për shkakun e zjarrit si dhe zbardhjen e plotë të situates në bashkëpunim me Prokurorin e Rrethit .
Njoftimi zyrtar i policisë
Më datë 30.07.2016 është njoftuar se në Burgun e Shënkollit në Lezhë ka rënë zjarr. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore dhe zjarrëfiksja që po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit dhe menaxhimin e situates.
Forcat policore Lezhë dhe në bashkëpunim me FNSH kanë marrë në ruajtje perimetrin e jashtëm të Burgut të Shënkollit.
Nga raportimet e para dyshohet 1 shtetas të vdekur . Si dhe 2 shtetas të tjere janë dëmtuar të cilët janë dërguar në spitalin e Lezhës për ndihmen e nevojshme mjekësore.
Po kryhen veprimet hetimore për shkakun e zjarrit si dhe zbardhjen e plotë të situates në bashkëpunim me Prokurorin e Rrethit .