INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthen Braçe, Ahmetaj tallet si Luli me ne!

Shpërthen Braçe, Ahmetaj tallet si Luli me ne!

Publikuar më: 09:40 04-10-2018

Edhe pse demokratët mungojnë në seancë plenare, opozitën ka zgjedhur ta bëjë deputeti Erjon Braçe. Kreut të Komisionit të Ekonomisë i tërhoqi vëmendjen Ministrit Ahmetaj për mosparaqitjen e tij në një interpelancë të kërkuar prej tij.

Braçe i bëri të qartë Ruçit se është tejkaluar çdo afat kohor prej kur ai ka kërkuar interpelancën me Ahmetaj lidhur me ligjshmërinë dhe barazinë fiskale në FSHF, ndaj vuri si afat të fundit të enjten e javës së ardhshme.
Erjon Braçe:
“Prej 5 javësh i ka adresuar Kuvendit një kërkesë për interpelancë me Ministrin e Financave dhe Ekonomisë. Sipas nenit 80 të Kushtetutës është e përcaktuar qartë, kryeministri dhe Ministri i thirrur në interpelancë nga një deputet apo grup deputetësh është i detyruar të përgjigjet brenda 3 javësh në sallën e Kuvendit. Kanë kaluar dy të enjte dhe Ministri i Financave dhe Ekonomisë ende nuk paraqitet në interpelancë me një çështje shumë konkrete dhe shumë të qartë për të dhe mbi të gjitha me interes publik për qytetarët. E përsëris është neni 80 i Kushtetutës, nuk është pika e 80 e dëshirave të mia. Për këtë interpelancë unë dhe Ministri i Financave dhe Ekonomisë kemi 6 muaj që komunikojmë me shkresa zyrtarisht. Nëse unë e kam seriozisht një çështje të caktuar më lejoni tu them që përgjigjet që kam marrë në cilësinë e deputetit nga germa e parë tek e fundit janë tallje Luli me interesin publik dhe interesin tim si deputet i kuvendit”.
Por Gramoz Ruçi e ka justifikuar ministrin Ahmetajn, edhe pse pranoj se deputeti socialist ka të drejtë në vërejtjen e tij.
Gramor Ruçi:
“Keni të drejtë, ka kaluar tre javëshi që përcakton ajo. Administrata e Kuvendit ka komunikuar me Ministrin. E dini se Ministri një javë ka qenë jashtë shtetit për të ndjekur problemet e Eurobondit. Është kthyer mbrëmë, është komunikuar jashtë shtetit, ka kërkuar një kohë dhe me siguri do të jetë disponibël javën tjetër”.

Article Logic
Execution time: 0.0038459300994873