INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shpërthen dhuna në PAOK-Olimpiakos, aty ku luan edhe Kaçe

Publikuar më: 11:20 03-03-2016

Ndeshja e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Greqisë mes Paokut dhe Olimpiakosit, u shoqërua me incidente në fushë dhe ndërhyrjen e forcave të rendit.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 89′ kur rezultati ishte 1-2 për Olimpiakosin. Incidentet filluan kur futbollisti i Paokut Mak doli me karton të kuq.

Kjo shkaktoi irritimin e tifozërisë vendase të Paokut. Situata u tensionua me hedhjen e flakadanëve dhe futjen e disa tifozëve në fushë në shenjë proteste.

Në këtë ndeshje u aktivizua edhe futbollisti i Kombëtares shqiptare Ergys Kaçe. Ky i fundit hyri si zëvendësues në minutën e 62′ të pjesës së dytë në vend të Karisis.

Article Logic
Execution time: 0.003554105758667