INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shpërthen Donald Lu: Shqipëria në dorë të 4 klaneve kriminale[VIDEO]

Publikuar më: 15:29 02-10-2017

Donald Lu ka folur gjithnjë hapur mbi situatën në Shqipëri. Por deklarimi I diplomatit amerikan gjatë ditës së sotme ishte ndoshta më I rëndi që prej ardhjes së tij në Shqipëri. Duke folur mbi gjendjen e kriminalitetit në vend, Ambasadori Donal Lu tha se 4 klane kryesore të bandave menaxhojnë thuajse të gjithë krimin në Shqipëri.
Donald Lu:
“Katër klane kryesore kontrollojnë 20 familje kriminale që menaxhojnë operacione kriminale ku përfshihen trafiku njerëzor, shantazhi, vjedhja e makinave, dhe pastrimi i parave. Shqipëria ka një treg të zi jo të vogël për mallra kontrabandë, në radhë të pare duhan, bizhuterì, makina të vjedhura dhe telefona celularë. Vendi mbetet në rrezik domethënës nga pastrimi i parave për shkak të korrupsionit të kudogjendur dhe një sistemi ligjor të dobët”.
E sërish ambasadori Amerikan ka folur me emra konkretë për personazhe të krimit në vend.
Donald Lu:
“Janë disa emra të famshëm kriminelësh shqiptarë, si trafikanti I dënuar i drogës Emiljano Shullazi, për të cilët media pretendon se vazhdon të kryejë trafik droge dhe armësh nga qelia e paraburgimit. Ose Lul Berisha, kreu i bandës së dhunshme të Durrësit që gabimisht u lirua herët nga zyrtarët e burgut. Kjo çoi në arrestimin e drejtorit dhe avokatit të burgut, por në mënyrë të mistershme, Lul Berisha mbetet I lirë. Dhe së fundi, magjistari Klement Balili, një trafikant ndërkombëtar droge, I kërkuar nga Greqia dhe Agjencia e Zbatimit Anti-Drogë (DEA) e SHBA, por që ia ka dale t’I shpëtojë drejtësisë shqiptare për 18 muaj falë paaftësisë së prokurorëve, policisë dhe Ministrisë së Drejtësisë”.
Ambasadori amerikan thotë se ka ardhur koha që qeveria shqiptare ti shpallë luftë krimit të organizuar.
Donald Lu:
“Sfida më e madhe dhe më e vështirë është ende përpara Shqipërisë – lufta kundër krimit të organizuar. Deri sa peshqit e mëdhenj të arrestohen, ndiqen penalisht dhe të futen në burg, kanabisi do të kthehet, gjyqtarët do të marrin rryshfet dhe zyrtarët qeveritarë do të korruptohen”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039651393890381