INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shpërthen Donald Lu kundër Adriatik Llallës, politikanëve, gjykatësve dhe prokurorëve [VIDEO]

Publikuar më: 10:28 02-02-2017

Ambasadori Amerikan Donald Lu ka lëshuar deklaratën ndoshta më të fortën që prej mbërritjes së tij në Shqipëri. Adriatik Llala është kundër Reormës në drejtësi, po tentohet të vidhen zgjedhjet në Shqipëri,ndaj diplomati Amerikan i kërkon shoqërisë civile por dhe partnerëve ndërkombëtarë të jenë “ sy shqiponja" për të vëzhguar situatën në vendin tonë.

Fjala e plotë e Donald Lu”
“Nëse ne, shoqëria civile, partnerët ndërkombëtarë dhe media nuk jemi sy shqiponja, politikanë, gjykatës dhe prokurorë të korruptuar dhe krerë të krimit do të përpiqen të vjedhin zgjedhjet, reformën në drejtësi dhe gjithcka etjetër në ekonominë e vendit.
Po shohim njerëz të fuqishëm që po përpiqen të ruajnë kontrollin e tyre mbi gjykatën dhe prokurorinë. Shembulli më i fundit për këtë është veprimi i Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë. Për më shumë se 18 muaj ai ka folur me zë të lartë kundër reformës në drejtësi.
Në muajt nëntor dhe dhjetor prokurorët u përpoqën dhe dështuan të sekuestronin serverin e kompjuterave të ILDKPI që është jetik për vettingun. të premten e shkuar u hodh shorti për anëtarët e Këshilli të Emërimeve në Drejtësi një prej institucioneve të reja që mbron pavarësinë e gjyqësorit. Shorti u drejtua sic duhet nga sekretari i përgjithshëm i kuvendit, por Prokurori i Përgjithshëm dhunoi frymën e Kushtetutës duke dërguar një listë me 3 prokurorë për të plotësuar 3 pozicione.
Kushtetuta është e qartë se këta anëtarë duhet të zgjidhen me short që këta anëtarë të këshillit duhet të përzgjidhen me short Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe KLD dorëzuan listën me persona të kualifikuar. Në dallim me to prokruroi zgjidhi tre pozicione duke dërguar një listë me 3 emra përzgjidhur pa transperencë për të plotësuar tre poste.
Fatmirësisht ekspertët shqiptarë dhe ndërkombëtarë që hartuan këtë reformë parashikon që njerëz të fuqishëm do të përqiqeshin të manipulonin këshillat. Në kushtet kur thuhet se anëtarët e KED duhet ti nënshtrohen menjëherë vettingut. Disa anëtarë të Këshillit kanë dhënë dorëheqjen në vend që të përballeshin të parët me vettingun. Ne do ti ndjekim nga afër për të parë nëse komisionet e vettingut do të përmbahen kësaj kërkese kushtetuese dhe nëse të gjithë anëtarët e KED do të kalojnë procesin e vettingut. Populli shqiptar duhet ti tregojë këtyre njerëzve të fuqishëm që po vëzhgohen. Partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë do të mëbshtesin përpjekjet e tyre.
Javën e ardhshme do të mbarojnë gjykatës dhe prokurorë amerikanë dhe nga BE për fillimin e operacionit ndërkombëtar të monitorimit. Së pari do të vlerësojnë kandidatët për komisionin e Vettingut. Më pas do të shërbejnë si monitorues në secilin prej komisioneve të Vettingut për të siguruar që kjo reformë do të kryhet pa lejuar anësi politike dhe pa toleruar korrupsion apo paaftësi profesionale.
U bëjmë thirrje shqiptarëve patriot të kualifikuar që të aplikojnë për të shërbyer në komisionit të vettingut.
SHBA i kanë sytë këtu edhe BE me vendet e tij anëtare, edhe OSBE edhe Këshilli i Evropës. Më e rëndësishmja, populli shqiptar dhe shoqëria civile duhet të rrinë sy hapur për të parandaluar që njerëz të fuqishëm të vjedhin demokracinë tuaj”.

Article Logic
Execution time: 0.0038738250732422