Në ditën e Rinisë, numri dy i Partisë Demokratike Edi Paloka lëshon një mesazh të fortë për të gjithë demokratët. Nëpërmjet një statusi në facebook Edi Paloka thotë se vendi ka nevojë për një “Dhjetor të ri”, e protestat e qytetarëve kundër kësaj qeveria janë emergjencë kombëtare.
Edi Paloka:
“Nuk më ka pëlqyer asnjëherë dalja çdo dhjetor nëpër podiume e tribuna sepse me dukej sikur pak nga pak edhe disa nga ne po ktheheshim si ata “veteranët” e dikurshëm që vinin nga një copë teneqeje në xhaketë dhe jetonin me kujtime e gjysma përrallash që ju a tregonin më të rinjve. Një masturbim historiko-politik që zgjati gati 50 vjet ndërkohë që vendi shkoi drejt rrënimit.
Por ne sigurisht nuk mund të vetë balsamosemi e as të lejojmë të na balsamosin, për me tepër sot kur duket qartë se vendi ka nevojë për një DHJETOR TË RI . Sheshet e protestave, jo podiumet ku jepen dekorata janë arenat tona.
Ne mundemi ende dhe do ti lëvizim, do ti ndryshojmë gjërat përsëri. Ne nuk mund të pajtohemi me të keqen. Kemi lindur për ta luftuar atë...
Gëzuar 8 dhjetorin të gjithë atyre që duan dhe do luftojnë gjithnjë për liri dhe drejtësi”.