INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘’Shpërthen’’ Enca në rrjete sociale: ‘’Do më mbani mend si MBRETËRESHË... unë bëj çfarë dreqin dua...’’[FOTO]

‘’Shpërthen’’ Enca në rrjete sociale: ‘’Do më mbani mend si MBRETËRESHË... unë bëj çfarë dreqin dua...’’[FOTO]

Publikuar më: 15:02 03-02-2019

Këngatërja Enca së fundmi ka nxjerrë këngën e saj më të re ‘’Balad’’, së bashku me videoklipin, i cili u komentua gjerë për veshjet e përzgjedhura dhe shkëlqimin që kishte brenda.

Ky ishte një projekt i veçantë dhe mjaft personal i Encës, por në ditën e sotme këngëtarja mesa duket ka risjellë në vëmendje disa probleme që e shqetësojnë në lidhje me fansat e saj, duke dhënë edhe disa mesazhe shumë të forta:

“ Unë vesh më pak rroba, njerëzit: pse je kaq e zhveshur....unë vishem plotësisht, njerëzit: Oh Zot, pse veshur kaq shumë”

Dhe çfarë bën Enca kur ka kaq dilema: ”Thyen internetin”- vazhdonte në story-n e radhës me një foto provokative nga videoklipi i saj. Këngëtarja më pas vazhdon me mesazhin që ka për fansat:

“Do më mbani mend si mbretëresha, që bënte çfarë t’i donte qejfi.”

Këngëtarja nuk e ka lënë me kaq këtë mesazh duke shpjeguar më tej ato që gjëra që ajo mendon se janë të drejta për atë që e quan #FuqiaeFemrave:

“Ndonjëherë ndihem e fuqishme kur vishem si një zonjushë, ndonjëherë ndihem e fuqishme kur jam pa make-up dhe me rroba të rehatshme dhe ndonjëherë ndihem e fuqishme duke u treguar një vajzë e keqe......por VETËM UNË kam të drejtën dhe lirinë të zgjedh dhe të bëj çfarë më bën mua të fuqishme #FuqiaeFemrave”- shkruan këngëtarja në story-t e vazhdueshme.

enca_1.JPG

enca_2.JPG

enca_3.JPG

enca_4.JPG

enca_5.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0034430027008057