INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthen Fifi! Sulmon këto këngëtare shqiptare: Japin shembull prostitucionin dhe drogën...[FOTO]

Shpërthen Fifi! Sulmon këto këngëtare shqiptare: Japin shembull prostitucionin dhe drogën...[FOTO]

Publikuar më: 18:26 14-07-2018

Repi tashmë është një zhanër muzikor që nuk po zhvillohet vetëm nga gjinia mashkullore shqiptare por tashmë edhe vajzat shqiptare kanë filluar të bëhen emra të rëndësishëm në botën e showbizz-it .

Tayna dhe Rina janë dy nga repistet që po arrijnë të bëjnë goxha famë me këngët e tyre të cilat gjithashtu korrin shumë klikime në Youtube.

Me klipe eksplicite dhe veshje ekstravagante ku ekspozojnë hiret e tyre, këto repiste duken goxha atraktive për syrin mashkullor, po Fifi çfarë mendon vallë për suksesin e Tayna-s dhe Rinës?

Në një intervistë për Thumb, Fifi ka shpërthyer në akuza ndaj vajzave duke e konsideruar veten si “profesori që i jep atyre leksione”.

“S’ka lidhje nuk e klasifikoj veten si repere. Përpara meje ka qenë Gjira, para Gjirës Mc Mimo dhe nuk mund të thotë dikush që unë jam e para. E rëndësishme është që ta dinë kush është shkolla. Është dikush këtu profesori, unë. Është një profesor që po i rrit me tekste. Nuk i di nëse i bëjnë tekstet vetë. Unë i kam dëgjuar u uroj suksese. Më vjen shumë keq që po u bëjnë reklamë prostitucionit drogës dhe lëndëve narkotike në këtë rast. Ishalla kthjellohen. Repi është revolucion jo drogë dhe prostitucion. Njerëzit e kanë bërë për të kallëzuar realitetin, flitet për gjëra që nuk ia vlen fare të diskutohet për to. Harrojmë që jemi në Shqipëri. “,është shprehur Fifi./intv.al/

sdrgf34.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0035510063171387