Një 58 vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë pas shpërthimit të një zjarri në banesën ku jetonte në Rummo të Italisë. Ai u shtrua në spital në gjendje të rëndë për shkak të djegieve. Shpërthimi i zjarrit ndodhi për shkak të rrjedhjes së gazit në ndërtesën në rrugën në Caracciolo në Montesarchio.
Pas ndihmës paraprake në urgjencën e Rummo-s, për shkak të djegieve të shumta, mjekët urdhëruan transferimin e tij në repartin e djegieve në Cardarellt të Napolit.
Për të hetuar incidentin, karabinierët kanë marrë në pyetje edhe shqiptarin, identiteti i të cilit mbetet i panjohur. Siç tregon ai, rreth orës 1:30 minuta të mërkurën, si pasojë e një rrjedhje të gazit në kuzhinë, u shkaktuar një "zhurmë" në shtëpi. Kjo solli djegie të shumta brenda ndërtesës.