Shpërthimi i një granate në Korcë ka plagosur dy persona. Sipas të dhënave të policisë së shtetit, nga një shpërthim ka shkaktuar dy të plagosur, njëri prej tyre në gjëndje të rëndë. Siaps të dhënave të uniformave blu dyshohet se shpërthimi ka ndodhur gjatë kohës që po kryeheshin në tubacionet e ujësjellësit.
Njoftimi i Policisë së Korçës:
“Më datë 20.01.2017, rreth orës 10:15, jemi njoftuar se në fshatin Vërdovë duke kryer punimet për tubacionet e ujësjellësit, ka ndodhur një shpërthim, shkaku i të cilit paraprakisht dyshohet të ketë qenë një granatë e vjetër.
Për pasojë kanë marrë dëmtime trupore shtetasit E.G, 22 vjeç (në gjendje të rëndë shëndetësore) dhe shtetasi R.M, 52 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve të cilët kanë qenë duke kryer punime.
U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.