INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Shpërthen” Ilir Meta: Të marrim hak ndaj Edi Ramës

“Shpërthen” Ilir Meta: Të marrim hak ndaj Edi Ramës

Publikuar më: 18:50 13-06-2017

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta është më shumë se kurrë në krye të fushatës së LSI.

Nga Pogradeci, Meta hodhi akuza të rënda ndaj Ramës,  teksa tha se Rama e shiti Bashkinë e Pogradecit, por jo vetëm kaq, e ktheu atë në një kategori të tretë.

“Pogradeci ka hak për të marrë ndaj atyre që shitën bashkinë e Pogradecit. Ta dëgjojë Edi Rama, se këtu nuk do ketë votë për  PS-në, që shiti bashkinë e Pogradecit. Jo vetëm e shitën që të mos i merrte aleati strategjik LSI, që i qëndroi korrekt, por edhe kanë katandisur Pogradecin në një bashki të kategorisë së tretë duke mos investuar dhe penalizuar një popull të tërë këtu. Nuk ka turp më të madh për ty që e shite Bashkinë e Pogradecit si atë të Lezhës. LSI do jetë forcë e parë për të mos ndërtuar kulla të shëmtuara, si ajo e Korçës, miliona euro,” tha Meta.Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në Pogradec foli për herë të parë për palmat e Edi Ramës, të cilat prej kohësh janë kthyer në temë akuze nga Lulzim Basha.

Megjithëse ish aleati kryesor i Ramës, nuk ka folur asnjëherë për palmat e autostradës, sot drejtoi gishtin drejt tyre ndërsa tha se janë më të shtrenjtat në botë, ku janë shpenzuar me miliona dollarë dhe sot janë të thara në autostradë.

“Palmat më të shtrenjta në botë janë tharë shikojini në  autostradë. 1/5 e fondeve të Kosovës ka marrë Bujqësia jonë si mbështetje dhe ai thotë e ka fajin LSI, pro jo fajin e ke ti. Dhe për këtë faj do ta marrësh përgjigjen me qershor. Nuk do ta lejojmë që vendi të udhëhiqet nga mafia”, tha Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0036618709564209