INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthen Jozefina Topalli: Basha dhe Rama mbrojnë njëri tjetrin

Shpërthen Jozefina Topalli: Basha dhe Rama mbrojnë njëri tjetrin

Publikuar më: 14:36 14-08-2019

Ish-nënkrytarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka reaguar për situatën e krijuar në qytetin e Shkodrës me kandidatin socialist për bashkinë e kryqendrës së veriut, Valdrin Pjetri.

Topalli, ka shpërthyer me akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, duke thënë se ata po mbrojnë njëri-tjetrin.

Sipas ish-nënkryetares demokrate, Valdrinin e çoi Rama në Shkodër, por mandatin ja dha Basha me bojkotin e zgjedhjeve.

Madje Topalli shkon më tej dhe deklaron se po të mos ishte Lulzim Basha , sot Shkodra e shumë bashki të tjera nuk do binin në duart e PS dhe se Edi Rama nuk do të ishte sot Kryeministër , por do ishte rrezuar 100 herë dhe vendi do kishte një tjetër qeverisje.

Pjesë e deklaratës së Jozefina Topallit

Koha vetëm po konfirmon atë që unë besoj dhe kam përsëritur vazhdimisht, se Edi Rama dhe Lulzim Basha mbajnë reciprokisht njëri tjetrin, dhe ndajnë interesa të mëdha mes tyre. Edi Rama e çoi Valdrinin në Shkodër, por mandatin për Kryetar Bashkie të Shkodrës ia dhe ti Lul, me bojkotin e zgjedhjeve. Po të kishte një kandidat të djathtë, Valdrini as në ëndërr nuk shihte karrigen e Kryetarit të Bashkisë. Ti e fyeve Shkodrën njëlloj si Rama.

Po të mos ishte LB , Edi Rama nuk do të ishte sot Kryeministër , por do ishte rrëzuar 100 herë dhe vendi do kishte një tjetër qeverisje; Po të mos ishte LB, Edi Rama nuk do kontrollonte të gjithë pushtetin vendor; lista e deputeteve nuk do ishte ajo lista qesharake e 2017. Nuk do kishim parë të zëvendësohen beteja politike me luftë vezeëh e pulash dhe sot nuk do shikonim të uleshin në karrigen e Kuvendit figura komike dhe të padenja për atë që duhej të ishte altari i demokracisë.

Po të mos ishte Lulzimi, Deputetet e PD mund të ishin dinjitoz, do ishin në parlament duke përfaqësuar votuesit e tyre e duke mbrojtur interesin publik të shqiptarëve, duke bërë beteja politike për një ekonomi më të mirë dhe një jetë më të sigurtë.

Article Logic
Execution time: 0.003993034362793