INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthen kongresmenia: Trump, mjaft u bëre k… e Arabisë Saudite

Shpërthen kongresmenia: Trump, mjaft u bëre k… e Arabisë Saudite

Publikuar më: 16:04 22-11-2018

Kongresmenja Tulsi Gabbard (D-Haëaii), e parë nga shumë amerikanë si një rivale e mundshme për postin e Presidentit, ka shpërthyer në Tëitter ndaj Donald Trump, duke i thënë atij se është bërë ku**a e Arabisë Saudite, pasi vazhdon të ruajë aleancën me Rijadin pas vdekjes së gazetarit Jamal Khashoggi.

Gabbard ka shkruar në Twitter se “të qenit k... e Arabisë Saudite” nuk është lloji i politikës së jashtme “Amerika e Para” që Trump premtoi gjatë fushatës së tij presidenciale.

Gabbard e ka shkruar fyerjen e ashpër pas një deklarate të mëparshme nga Trump, në të cilën ai tha se Shtetet e Bashkuara do të qëndronin pranë aleatëve të tyre sauditë, pavarësisht konkluzioneve nga CIA se Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman urdhëroi vrasjen e gazetari brenda konsullatës në Stambll në tetor.

gggggg.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0032219886779785